Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se janë shkarkuar dy drejtorë të Policisë – Drejtori Rajonal dhe Drejtori për Operativë Rajonale në Prishtinë.
“Nuk mjaftojnë dy dorëheqje”, ka thënë kryeministri Kurti.
“Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. E Drejtori i Përgjithshëm ka ofruar dorëheqje”, ka njoftuar Kurti.
Sipas tij, Policia e Kosovës është duke operacionalizuar Policimin në Bashkësi.
“Do të fillojnë shumë shpejt në lagjet e kryeqytetit, për t’u shtrirë më pas në komunat tjera të Republikës. Kontaktet e afërta të Policisë me qytetarin shtojnë parandalimin e krimeve si dhe ngrisin cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve”, ka shtuar ai.
Një vajzë 11-vjeçe është përdhunuar nga pesë të dyshuar të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Prokuroria dhe Policia kanë njoftuar se janë duke kryer hetime derisa kanë konfirmuar se viktima ishte e lajmëruar si viktimë e dhunimit.