Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka paralajmëroi ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani.
Në konferencën e jashtëzakonshme për medie, Daka tha se do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore për ta dëshmuar se vendimi për shkarkimin e saj është jokushtetues.
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ka quajtur vendim të porositur shkarkimin e saj nga KQZ-ja.
Tutje Daka tha se shkarkimi i saj është jo kushtetues.
“Ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin tim. Ky vendim është jo kushtetues dhe jo ligjor. Arsyetimet janë qesharake dhe shihet qartë se është vendim i porositur”, tha ajo.
Daka shpalosi detaje edhe për takimin me presidenten Osmani, para shkarkimit të saj.
“Në këtë takim ajo ka kërkuar që unë të ofrojë dorëheqje dhe në këmbim të marrë falënderime publike. Por një gjë të tillë nuk e kam pranuar”, shtoi ajo.