Shkallët e famshme Haiku në Hawaii apo siç njihen ndryshe edhe si “shkallët e parajës”, mund të hiqen vitin e ardhshëm. Kjo çështje u shqyrtua në takimin e këshillit të kryeqytetit të Hawaiit, Honolulu. Këto shkallë u ndërtuan në vitin 1940 nga marina amerikane. Shkallët japin një pamje të mrekullueshme nga malet e këtij qyteti.
Në vitin 1987, nuk iu lejua njerëzve t’i përdornin këto shkallë. Por kjo s’i ndaloi alpinistët, youtuber-at, dhe turistët e tjerë ta eksploronin edhe këtë pjesë. Gjatë viteve u raportua për të lënduar në këtë vend, e së fundmi edhe një 24-vjeçar që e lëndoi këmbën.
Esther Kiaʻāina, një anëtare e këshillit tha se shkallët Haiku janë një përgjegjësi dhe shpenzim i rëndësishëm për qytetin dhe ndikojnë në cilësinë e jetës për banorët e asaj ane.
Më 8 shtator, Këshilli Bashkiak i kryeqytetit Honolulu votoi njëzëri pro heqjes së shkallëve përgjithmonë.
Ky propozimvendim më pas iu dërgua kryebashkiakut të Honolulu, Rick Blangiardi. Ai pritet të miratojë heqjen e shkallëve Haiku dhe të ndajë 1 milion dollarë nga buxheti i qytetit për të mbuluar shpenzimet. Ai ka 60 ditë për të marrë një vendim përfundimtar./UBTNews