Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura.
“M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Policia po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në komunikatë.