Më 6 qershor të këtij viti, një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, u mori jetën pesë familjarëve Ramadani, në mesin e tyre edhe një fëmijë.
Mirëpo, i dyshuari E.M., para dy ditësh i është ndryshuar masa e paraburgimit, ku me kërkesë të Prokurorisë i njëjti është liruar në arrest shtëpiak për një muaj.
Për këtë familjari, Arben Ramadani, ka njoftuar se nesër do të mbahet një protestë paqësore duke kërkuar drejtësi.
” Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Protestë paqësore
Me moton: Duam drejtësi
Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë
Plaget janë të hapura dhe dhimbja ende është e papërballueshme për ne, ngutia e prokurorit dhe gjykatës për lehtësim të procedurave , krijon dyshime të bazuara për anim në rast dhe jo drejtësi
Ne duam drejtësi.
Protesta do të mbahet ditën e Premte më 01.10.21, në oren 11:00
Lokacioni: Sheshi dëshmorëve në Shtime ( sheshi te rruga bllacalive)