Më 6 gusht, Policia në Pejë është informuar për një zjarr në fshatin Deiq të Klinës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet e policisë dhe zjarrfikësve, por si pasojë e erërave dhe sipërfaqes së madhe prej 10 hektarësh, zjarri ka depërtuar edhe në fshatin Drenoc.
Zjarri në Drenoc është fikur më 8 gusht, ndërsa të nesërmen në Tomoc të Istogut është lajmëruar një zjarr aksidental.
Policia ka bërë apel te qytetarët që të jenë të kujdesshëm nga çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarre.
Komunikata e plotë:
Shkaktohen zjarre në rajonin e Pejës
Pejë, 10.08.2022
Me datёn 06.08.2022, Policia ёshtё informuar pёr njё zjarr afёr fshatit Deiq-Klinё.
Njёsitet policore kanё shkuar në vendngjarje gjithashtu edhe njёsiti i zjarrfikësve, ku si pasojё e erёrave dhe sipërfaqes sё madhe prej dhjetё (10) hektarёve, zjarri ka depёrtuar edhe nё zonёn e fshatit Drenoc- Klinё dhe ёshtё dashur punё shumё e madhe e njësitit tё zjarrfikësve, pёr ta fikur zjarrin me datёn 08.08.2022.
Me datёn 09.08.2022, nё fshatin Tomoc-Istog, jemi njoftuar pёr njё zjarr aksidental, ku si pasojё sipas tё dëmtuarit ёshtë djegur sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve.
Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.
Ne nё vazhdimsi kemi apeluar tek tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nga çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj).