Shiu që ka rënë sot ka vështirësuar qarkullimin e veturave në disa rrugë të kryeqytetit. Në disa rrugë ka pasur edhe vërshime për shkak të sasisë së madhe të shiut.
Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në Shkabaj, rruga poshtë urës është vështirë e kalueshme për shkak të grumbullimit të ujit nga reshjet e mëdha të shiut.
Në ndihmë të veturave janë të pranishëm edhe bartësit e veturave, të cilët kanë dalë në teren për t’i mundësuar kalimin veturave tashmë të bllokuara në ujë.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot kishte paralajmëruar mot të vranët dhe reshje të shiut.