Ndryshimi i motit do t’ua vështirësojë jetën personave të zhvendosur në Rripin e Gazës, konfirmoi Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA.
Zëdhënësja e UNRWA-së, Juliette Touma i tha BBC-së të mërkurën se 800 mijë persona të zhvendosur në territor janë tani në strehimore të mbipopulluara të OKB-së, pa ngrohje apo ujë të pastër.
“Shiu do ta përkeqësojë situatën për 3/4 e popullsisë së Gazës që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Nuk kemi derivate, prandaj s’mund të ofrojmë ngrohje apo ujë të pastër”, deklaroi ajo.
Sipas agjencisë së OKB-së, asnjë karburant nuk ka hyrë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës./UBTNews/