UBT News

Shitjet e Foxconn shënuan rekord gjatë janarit pas rikthimit të prodhimit

Furnizuesi i Apple, Foxconn thotë se shitjet mujore gjatë janarit arritën rekord të lartë. Prodhimi në Foxconn u rikthye pasiqë për një periudhë pati ndërprerje si pasojë e COVID-19.

Gjiganti i prodhimit tajvanez raportoi të ardhura prej 660.4 miliardë dollarësh tajvanë (22 miliardë dollarë) gjatë muajit janar, 48% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe niveli i tij më i lartë ndonjëherë për atë muaj. Të ardhurat u rritën rreth 5% krahasuar me muajin e kaluar.

Performanca iu atribua rikthimit të prodhimit në fabrikën në Zhengzhou. Fabrika më e madhe në botë e iPhoneve, u prek në fund të vitit të kaluar si pasojë e kufizimeve COVID-19 dhe protestave të punëtorëve./UBTNews/

Exit mobile version