UBT News

​“Shitje e paautorizuar e armëve”, lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Deçan është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tri pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se të dyshuar të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kishin vjedhur armët e lartcekura të shitura.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version