UBT News

Shitet për 6 milionë dollarë kafka e dinosaurit

Një kafkë dinosauri është shitur për 6 milionë dollarë në një ankand.

E quajtur Maximus, kjo është një nga kafkat më të plota të dinozaurit ‘Tyrannosaurus Rex’ që është zbuluar.

Kjo kafkë iu shit një koleksionisti të ri të artit, raporton “Guardian”.

Në nëntor, një skelet dinozauri u shit për një vlerë prej 25 milionë dollarësh. Një tjetër ishte shitur për 6.1 milionë dollarë vitin e kaluar.

Skeletet e dinozaurëve po shfaqen edhe në panairet e veprave të artit. Çmimet miliona dollarëshe për fosilet e dinozaurëve janë një fenomen modern./syri.net

Exit mobile version