UBT News

Shishe plastike apo qelqi në punë? Ja çfarë thonë faktet!

Nëse jeni ndër ata që mbajnë gjithmonë një shishe me vete në punë, ndoshta është koha të mendoni: qelq apo plastikë?

Vendimi nuk është estetik, por prek shëndetin, mjedisin dhe prakticitetin e përditshëm.

Qelqi, më i sigurt për shëndetin

Shishet prej qelqi janë të padëmshme dhe nuk lëshojnë kimikate në lëngje, madje as kur ekspozohen ndaj nxehtësisë. Krahasuar me plastikën, që përmban substanca si BPA apo BPS, qelqi është alternativa më e shëndetshme për përdorim të përditshëm.

Plastika ndot më shumë, por kërkon më pak energji

Edhe pse plastika është më e lehtë për transport e kërkon më pak energji për t’u prodhuar, është më problematike për mjedisin. Shumë nga plastikat nuk riciklohen e përfundojnë në natyrë, duke lëshuar mikroplastikë që ndot oqeanet dhe zinxhirin ushqimor.

Prakticiteti- plastika fiton

Nëse je në lëvizje, plastika është praktike: e lehtë, nuk thyhet,  vjen në formate që përshtaten në çanta apo makina. Por nëse punon në zyrë fikse dhe dëshiron diçka afatgjatë e të qëndrueshme, qelqi është zgjedhje elegante dhe e qëndrueshme.

Vendimi përfundimtar?

•Nëse prioriteti yt është shëndeti dhe qëndrueshmëria, zgjidh qelqin.
•Nëse ke nevojë për prakticitet dhe lehtësi, plastika pa BPA është alternativë më fleksibël – por kujdes me riciklimin!

Një ide e zgjuar? Përdor një shishe qelqi në zyrë dhe mbaj një plastike të riciklueshme me vete gjatë ditës!

Kështu, kombinon shëndetin, prakticitetin dhe kujdesin për mjedisin.

Exit mobile version