UBT News

Shinzo Abe u qëllua në anën e djathtë të qafës, thonë zyrtarët

ROME, ITALY - APRIL 24: Japanese Prime Minister Shinzo Abe and Italian Prime Minister Giuseppe Conte give a joint press conference after their meeting at the Palazzo Chigi, on April 24, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Antonio Masiello/Getty Images)

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe u plagos me armë zjarri në anën e djathtë të qafës, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve në Tokio.

Ai u mor me ambulancë, më pas u transferua në spital me helikopter mjekësor, ku tani po i nënshtrohet trajtimit urgjent, tha agjencia.

Agjencia tha se departamenti lokal i zjarrfikësve në Nara mori një telefonatë urgjente nga vendi i ngjarjes rreth orës 11:31 të mëngjesit me orën lokale./UBTNews/

Exit mobile version