Specat e kuq janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj.
Ata përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C, një antioksidant që ndihmon trupin të luftojë radikalet e lira e të forcojë sistemin imunitar.
Përveç kësaj, vitamina C luan rol të rëndësishëm në absorbimin e duhur të hekurit nga ushqimet, duke ndihmuar në parandalimin e lodhjes dhe anemisë. Por përfitimet e specave të kuq nuk ndalen këtu.
Ata janë gjithashtu të pasur me vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve. Konsumimi i rregullt i specave të kuq ndihmon në përmirësimin e shikimit, veçanërisht aftësinë për të parë në dritë të ulët ose natën.
Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e retinës dhe parandalon problemet e shikimit që lidhen me moshën.
Specat e kuq janë gjithashtu të pasur me fibra, që ndihmojnë në tretje dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.
Ato përmbajnë luteinë edhe zeaksantinë, dy karotenoide të cilët kontribuojnë në shëndetin e syve dhe të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve degjenerative të syrit.
Pra, duke shtuar specat e kuq në dietën tuaj, jo vetëm që do të përmirësoni sistemin imunitar dhe tretjen, por do të mbani shikimin tuaj të mprehtë dhe të shëndetshëm. Një zgjedhje e thjeshtë dhe e shijshme për shëndetin tuaj afatgjatë. /A.Z/UBT News/
