UBT News

Shijo fundjavën në shtëpi, ja disa mënyra për t’u kujdesur për veten

Nëse nuk keni asnjë për të dalë, mos u shqetësoni, sepse ne kemi planin perfekt: relaksim dhe kujdes për veten. Bëhuni gati për një fundjavë kushtuar mirëqenies suaj! Ja disa mënyra për t’u kujdesur për veten në shtëpi këtë fundjavë.

Filloni një libër të mirë

Bëni vetes një dhuratë: gëzimin e leximit. Zgjidhni një libër, tema e të cilit të zgjoi interesin, qoftë një aventurë që do t’ju çojë në botë tjera, ose libër me ide për vetë-përmirësim që do t’ju japë stimuj të rinj. Përgatitni kafen ose çajin tuaj të preferuar, gjeni vendin më të rehatshëm në shtëpi dhe lexoni. Ky akt i vogël i kujdesit për veten mund të rinovojë energjinë tuaj dhe të ndihmojë mendjen tuaj të relaksohet.

Krijoni një atmosferë aromatike

Koha për ta transformuar shtëpinë në strehë relaksi, duke krijuar atmosferë aromatike që stimulon shqisat. Zgjidhni qirinj aromatike relaksuese ose përdorni vajra esencialë për të mbushur hapësirën me aroma të qeta. Zgjidhni livando për relaksim, mente për rigjallërim ose vanilje për ngrohtësi

Provoni meditimin

Të gjithë mund të meditojnë . Gjeni një vend të qetë në shtëpi, ndoshta një cep që ju ofron paqe mendore e merrni pak kohë për t’u fokusuar në frymëmarrjen tuaj. Praktika e meditimit është një derë drejt vetëdijes dhe një pushim i mendjes nga shqetësimet e përditshme. Edhe disa minuta mund t’ju japin një ndjenjë rinovimi dhe t’ju ndihmojnë ta përballoni javën e re me më shumë qetësi dhe fokus.

Gatuaj diçka të shëndetshme

Këtë fundjavë, bëhuni shefi i kuzhinës tuaj dhe eksperimentoni me një recetë të shëndetshme. Përfitoni nga mundësia për dietë të ekuilibruar, zbuloni shije dhe përbërës të rinj që mund të ushqejnë trupin dhe përmirësojnë disponimin. Provoni diçka me perime të freskëta të stinës, peshk të lehtë ose një pjatë që kombinon shijet e kripura dhe të ëmbla. /UBT News/

Exit mobile version