New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori dhe Londra. Kjo renditje është bazuar në një studim që ka marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm për të vlerësuar pasurinë globale.
Një nga arsyet kryesore është se qyteti ka dy nga bursat më të mëdha në botë, NYSE dhe Nasdaq.
Përveç kësaj, pasuria totale e banorëve të Nju Jorkut kalon 3 trilionë dollarë, një shumë që është më e madhe se ajo e shumë vendeve të G20-ës.
Nju Jork ka një numër të madh milionerësh, me rreth 349,500 individë që kanë pasuri të larta, dhe kjo shifër ka pësuar një rritje prej 48% gjatë dekadës së fundit.
Po ashtu, qyteti është shtëpia e 744 centi-milionerëve dhe 60 miliarderëve, duke e konsoliduar edhe më tej pozitat e tij si një qendër globale financiare dhe ekonomike.