Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shfuqizimi i Departamentit Special Anti-Korrupsion ka ndodhur për shkak se ishte antikushtetuese.
“Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë krijuar struktura jo ligjore. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Policia e Kosovës do të jetë plotësisht në dispozicion të organeve të drejtësisë dhe në koordinimim me partnerët tanë ndërkombëtarë, do të punojmë shumë që të kryejmë të gjitha obligimet që i kemi. Dhe me lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”, deklaroi Hoti./UBTNews