Mozilla ka vendosur të sjellë Firefox në dyqanin e aplikacioneve të Windows. Firefox është një prej alternativave të parë nga palë të treta që vjen në Microsoft Store dhe përdor motorin e shfletimit Gecko në vend të Chromium si Opera apo alternativa të tjera që përdorin Microsoft Edge webview.
Janë politikat e reja të dyqanit të aplikacioneve që kanë bërë të mundur shfaqjen e shfletuesve si Firefox në Microsoft Store.
Ndërsa ende nuk kemi parë Chrome të vijë, Opera ka qenë ndër të parët listuar në dyqan. Mbërritja e Firefox në Microsoft Store vjen vetëm pak muaj pasi Mozilla mundi shfletuesin e Microsoft për nga siguria.
Gjithsesi Microsoft e ka bërë të vështirë jetën e shfletuesve të tjera në Windows. Kjo sepse procesi i përcaktimit të shfletuesit kryesor u vështirësia në Windows 10 dhe akoma më tutje në Windows 11.
Mozilla është përpjekur të bindë Microsoft të lehtësojë këtë proces që prej 2015-ës por ka qenë e kotë./PCWorld Albanian