UBT News

Shfletuesi Brave integron një portofol kriptomonedhash

Përdoruesit nuk do të kenë më nevojë për një shtojcë në mënyrë që të shtojnë një portofol kripomonedhash në shfletues. Brave ka përditësuar shfletuesin duke integruar një portofol kritomonedhash me të cilin mund të blini, shisni dhe këmbeni thuajse çdo aset.

Është një portofol që lejon përdorimin e portolëve të tjerë si Brave Crypto Wallets apo të lidhet me portofolë harduerikë të Trezor dhe Ledger. Përmes tij mund të gjurmoni çmimin e kriptomonedhave, të gjeni çmimet më të mira dhe të kontrolloni NFT.

Portofolin mund ta aksesoni në faqen e Settings të shfletuesit Brave 1.32. Së shpejti do të vijë edhe në platformat mobile tha kompania./PCWorld Albanian

Exit mobile version