Sharon Stone bëri një paraqitje me tre djemtë e saj të adoptuar në premierën në Los Angeles të filmit të saj të ri “Nobody 2”.
Aktorja parakaloi në tapetin e kuq në Teatrin Kinez TCL të hënën me Roan, 25 vjeç, Laird, 20 vjeç dhe Quinn, 19 vjeç.
Shfaqja ishte pjesë e premierës së “Nobody 2”, në të cilin Stone luan rolin e Lentinës në komedinë nga Universal Pictures. Ajo ka folur për problemet personale në të kaluarën, duke zbuluar më 2022 se kishte përjetuar nëntë aborte spontane.
Në një postim në atë kohë, ajo vuri në dukje: “Nuk është gjë e vogël, as fizikisht as emocionalisht, e megjithatë ne jemi krijuar ta përballojmë atë vetëm, fshehurazi dhe me një ndjenjë dështimi.” Ajo gjithashtu kritikoi “trajtimin e dobët të shëndetit të grave”, duke ia atribuar atë “ideologjisë mashkullore”.
Më 2000, ndërsa ishte e martuar me gazetarin Phil Bronstein, adoptoi djalin e parë, Roan Joseph Bronstein. Pas divorcit, ajo adoptoi djalin e dytë, Laird Von Stone, më 2005 dhe të tretin, Quinn Kelly, në vitin 2006. Siç e ka deklaruar, është mirënjohëse që zgjodhi amësinë mbi karrierën e saj në Hollywood.
Filmi, i cili do të dalë në kinema më 15 gusht, ka në role kryesore Christopher Lloyd, Bob Odenkirk, Connie Nielsen dhe Colin Hanks, e është drejtuar nga Timo Zachianto. Historia flet per Hutch Mansell, një ish-vrasës me pagesë i cili detyrohet të kthehet në jetën e tij të dhunshme pas një tentative vjedhjeje, duke shkaktuar një zinxhir zbulimesh dhe konfliktesh.