Edhe 564 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45 mijë.
Ndërsa bëhet e ditur se në Kosovë janë aktualisht 6 mijë e 896 raste aktive me COVID-19./UBTNews