Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19 e që po trajtoheshin në Spitalin e Pejës.
Sipas një njoftimi nga Spitali i Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 111 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së tyre, tre janë në respirator, 65 pacientë në oksigjeno-terapi, kurse 17 nga ta në gjendje më të rëndë./UBTNews