Që nga nesër lejohen vizitat në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Përmes një komunikate për media, ShKK bën të ditur se me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, vizita familjare për të burgosur lejohet për dy persona të rritur dhe një fëmijë.
Në vijim mund të lexoni të gjitha masat lehtësuese të cilat hyjnë në fuqi nesër, më 8 shkurt:
1. Vizita familjare për të burgosur në institucionet korrektuese lejohet për 2(dy) persona të rritur dhe 1(një) fëmijë;
2. Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse;
3. Secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19 jo më i vjetër se 48 orë;
4. Për fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID 19;
5. Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmojë testin për COVID- 19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues;
6. Lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese.