UBT News

Shërbimi Korrektues i Kosovës bëhet me Gardë Ceremoniale

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka nxjerrë vendim për themelimin e Gardës Ceremoniale të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Garda Ceremoniale e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të veprojë dhe do të jetë aktive vetëm në raste të caktuara ceremoniale. Kriteret për përzgjedhjen e zyrtarëve, të cilët do të janë pjesë e gardës ceremoniale dhe rregullat për funksionimin e gardës do të përcaktohen me akt të veçantë”, thuhet më tej në njoftimin e Shërbimit Korrektues./UBTNews

Exit mobile version