Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se me përurimin ditë më parë të Shërbimit të ri të Kardiologjisë Intervente në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pacientët nuk kanë nevojë të vijnë në Prishtinë për t`i marrë këto shërbime.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Vitia shkruan se deri tani për këtë intervenim pacientët duhej të vinin në Prishtinë, ‘andaj është i lumtur që prej 5 ditësh shumë pacientë tashmë e kanë marrë këtë shërbim falë punës dhe profesionalizmit të mjekëve dhe infermierëve tanë’.
Ai shkruan se gjithashtu kursehet koha e buxheti, por mbi të gjitha shpëtohet jeta e qytetarëve.