UBT News

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerëson se numri i viktimave si pasojë e tërmetit mund të shkojë deri në 10 mijë

GAZIANTEP, TURKIYE - FEBRUARY 06: A view of damaged historical Gaziantep Castle after a 7.4 magnitude earthquake hit southern provinces of Turkiye, in Gaziantep, Turkiye on February 6, 2023. The 7.4 magnitude earthquake jolted Turkiyeâs southern province of Kahramanmaras early Monday, according to Turkiyeâs Disaster and Emergency Management Authority (AFAD). It was followed by a magnitude 6.4 quake that struck southeastern Gaziantep province. A third earthquake with a 6.5 magnitude also hit Gaziantep. Earthquakes had affected several provinces including, Osmaniye, Malatya, Adıyaman, Adana, Diyarbakır, Kilis and Sanliurfa. (Photo by Mehmet Akif Parlak/Anadolu Agency via Getty Images)

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore mëngjesin e të hënës mund të shkojë deri në 10 mijë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas vlerësimeve të saj, USGS tha se ka një shans 47% që numri i viktimave të arrijë midis 1 mijë dhe 10 mijë njerëz, ndërsa ka një shans 27% që të arrijë midis 100 dhe 1 mijë dhe një shans 20% që të arrijë midis 10 mijë dhe 100 mijë.

Vlerësimet e USGS-së vijnë nga modelimi i bazuar në tërmetet historike në rajon, popullsia e ekspozuar ndaj lëkundjeve më të rënda dhe cenueshmëria e strukturave në zonat më të goditura.

“Pritet të rritet numri i viktimave dhe dëmëve”, thuhet në raportin e USGS-së.

Gjithashtu raporti vlerëson se humbjet ekonomike do të jenë midis 1 miliard dollarë deri në 10 miliardë dollarë, të cilat mund të arrijnë deri në 2% të PBB-së së Turqisë./UBTNews/

Exit mobile version