Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës.
E derisa të përfundojë ky proces, ShSKUK thonë të kenë kërkuar nga njësitet përkatëse të bëjnë ri-organizim të brendshëm të punës.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton, se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës. Derisa të përfundojë procesi i furnizimit, është kërkuar nga njësitë përkatëse të bëjnë ri-organizimin e brendshëm të punës, me qëllim që pacientëve që kanë nevojë për dializë të marrin shërbimin e nevojshëm. ShSKUK po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të realizohet sa më shpejtë”, thuhet në njoftim të ShSKUK-së.
