UBT News

​Shënohet udhëtari i 3 miliontë në ANP “Adem Jashari”

Ardit Alaj nga Deçani, i cili po udhëtonte për Gjermani, është udhëtari i 3 miliontë që ka udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë. Alaj me bashkëshorten e tij, kanë përfituar një udhëtim një javor në njërin nga hotelet e Rimakut në Turqi, dhe një befasi nga uni-free (freeshop).

Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara tha se aeroporti sot ka arritur një moment historik të jashtëzakonshëm prej 3 milionë udhëtarësh.

“Para së gjithash, më lejoni që në emër të kompanisë të shpreh falënderimet tona për secilin prej jush, mysafirët tanë të nderuar, udhëtarë e nderuar, stafi i përkushtuar, partnerët e përkushtuar të linjave ajrore dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje të jashtëzakonshme. Së bashku, ne kemi bërë histori”, tha ajo.

Exit mobile version