Rasti i parë i variantit shumë të diskutueshëm Omicron, u shënua sot në Paris, përcjell UBT News.
Kjo vjen një ditë pasi rasti i parë u raportua në SHBA. Organi shëndetësor për rajonin e Parisit njoftoi se rasti i parë i variantit Omicron u zbulua në një person i cili ishte kthyer së fundmi nga Nigeria. Informacione më të detajuara nuk janë dhënë ende.
Të gjitha shtetet kanë filluar të shtojnë masat kufizuese si përpjekje për të parandaluar një përhapje të variantit të ri, pasi që ky variant po cilësohet shumë më i transmetueshëm dhe ka më shumë mutacione se variantet e tjera.
Gjithashtu kompanitë si Pfizer e AstraZeneca kanë filluar të punojnë në krijimin e një vaksine e cila do të jetë efektive edhe për variantin Omicron./UBTNews/