Më 26 Qershor 1987 hyri në fuqi Konventa e OKB-së Kundër Torturës dhe Trajtimeve ose Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese, si një nga instrumentet kryesore në luftën kundër torturës dhe parandalimin e saj.
Në shënimin e kësaj dite, QKRMT edhe njëherë kërkon nga institucionet përgjegjëse ndërmarrjen e masave urgjente për vendosjen dhe trajtimin e kryerësve me çrregullime mendore, pasiqë aktualisht një numër i madh i të paraburgosurve që janë me probleme të shëndetit mendor, në mungesë të institucioneve përkatëse shëndetësore janë të vendosur nëpër Qendrat e Paraburgimit, në kundërshtim me nenin 509 të Kodit të Procedurës Penale si dhe standardet ndërkombëtare.
Andaj QKRMT i bën thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që urgjentisht të ndërmarrin masa konkrete për krijimin e kushteve të përshtatshme për vendosjen dhe trajtimin e kryerësve me çrregullime mendore.