UBT News

​Shënohet Dita Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocës, sfidë qasja në institucione

Me moton “Asgjë pa rrota” u shënua sot Dita Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocës. Organizata joqeveritare “Handikos” ka mbledhur fëmijë e të rritur për të mbajtur aktivite të ndryshme rekreativë.

Drejtori i organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi tha se qëllim është sensibilizimi dhe vetëdijësimi i institucioneve në përmbushjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara,

“Qëllimi është sensibilizimi apo vetëdijësimi sa më i madh i shoqërisë tonë, apo në veçanti i institucioneve tona në përmbushjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht atyre që janë në këtë ditë sot përdorurs të karrocave. Për të pasur një karrocë është shumë e rëndësishme me qëllim të pjesëmarrjes së personave në jetën publike, madje përfshirjen në arsim, përfshirjen në punësim dhe në të gjitha fushat e tjera. Ne gjithherë e shënojme këtë ditë me aktivitete të ndryshme”, deklaroi ai.

Ai theksoi se personat të cilët janë përdorues të karrocave po diskriminohen në mungesë të qasjes në institucione.

“Nëse flasim për institucionet që nuk kanë qasje, as rrugët as trotuaret, atëherë ajo është diskriminuese. Personat me aftësi të kufizuara të këtij grupi janë të diskriminuar në lëvizje apo në qasje. Ky objekt apo kjo qendër i përmbush standardet, qasjen, lëvizjen e lirë, toaletet. Dhe duhet t’i përmbushin edhe institucionet tjera sepse ne kemi ligje dhe akte juridike të cilat theksojnë se çdo objekt që ofron shërbime duhet të krijojë qasjen për personat me aftësitë të kufizuara. E që fatkeqësisht nuk i përmbushin duke filluar nga institucionet e nivelit qendror apo lokal”, shtoi ai.

Për femijë dhe të rritur, te cilët janë përdorues të karrocave u organizuan aktivitete si: maskota, parakalimi i pjerrinave dhe kinema.

Exit mobile version