UBT News

Shënohen 242 aksidente gjatë muajit korrik 2024 në rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit korrik 2024 në rajonin e Ferizajt, përshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit janë raportuar gjithsej 242 aksidente të komunikacionit rrugor.

Sipas njoftimit të policisë në këto shifra figuron 1 me fatalitet ku ka vdekur 1 person, 95 aksidente me lëndime ku janë lënduar 129 persona si dhe 149 me dëme materiale.

Sipas policisë në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin korrik 2024 ka qenë në zbritje, ku prej -14.8%, për dallim nga muaji korrik 2023, që janë raportuar 284 aksidente të komunikacionit rrugor./UBTNews/

Exit mobile version