E dimë se vitamina D ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe kockave tona, por ka shumë arsye pse është e nevojshme që trupi të funksionojë mirë. Prandaj, nëse ka një mangësi, mund të vëreni se ndiheni të lodhur ose të dobët.
Çka është vitamina D?
Vitaminë e tretshme në yndyrë që trupi e përdor për rritjen e kockave. Quhet “vitamina e diellit” se trupat e prodhojnë në përgjigje të dritës së diellit. Kur ekspozohet ndaj rrezeve, kolesteroli në lëkurë thith rrezet UVB që krijojnë energjinë për të filluar sintezën e vitaminës D.
Çka bën vitamina D?
Ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit e fosforit në trup. Të dyja lëndët ushqyese janë thelbësore për ruajtjen e kockave, dhëmbëve e muskujve të shëndetshëm. Përveç përmirësimit të shëndetit tonë fizik, ai gjithashtu mund të ofrojë përfitime për shëndetin tonë mendor.
Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D:
Dhimbje kockash – E dimë se vitamina D është e rëndësishme për ruajtjen e kockave, kështu që ka kuptim që mungesa e saj shkakton anomali dhe dhimbje kockash. Kur nivelet e D-së janë të ulëta dhe trupi nuk mund të absorbojë siç duhet kalciumin dhe fosforin, rreziku i dhimbjeve të kockave, frakturave, dhimbjeve të muskujve dhe dobësisë së muskujve rritet.
Dobësi muskulore – Mungesa e vitaminës D shkakton dobësi të muskujve. Një studim i 2018-ës vuri në dukje se vitamina D luan rol të rëndësishëm në funksionin normal të muskujve, duke argumentuar se “statusi i ulët i vitaminës D lidhet me një rrezik në rritje të rënies dhe dobësisë së muskujve”. Ky studim arriti në përfundimin se mungesa e rëndë e vitaminës D është e dëmshme për funksionin e muskujve dhe shtoi se studimet lidhin dobësinë e muskujve, rëniet dhe reduktimin e masës muskulore me mungesën e vitaminës D.
Lodhje – Vitamina D ndikon në shëndetin mendor përveç shëndetit fizik. Edhe pse hulumtimi është në fazat e hershme, një studim i vitit 2019 zbuloi se mungesa e saj lidhet me lodhjen mendore dhe fizike. Një studim tjetër zbuloi se infermierët, për shkak të punës në klinikat spitalore dhe ndërrimin e natës, kishin incidencë të lartë të mungesës së vitaminës D.
Rritja e infeksioneve – Kritike për funksionin e sistemit imunitar, nëse sëmureni shpesh, mungesa e vitaminës është faktor, është e pranishme në qelizat e sistemit imunitar e zbulohet një lidhje mes infeksioneve dhe sëmundjeve autoimune dhe mungesës së vitaminës.
Depresioni – Njerëzit ndihen më të trishtuar në dimër, dhe të tjerë vuajnë nga SAD. Një arsye pse shkencëtarët besojnë se kjo ndodh është mungesa e vitaminës D, ka veti që ndikojnë në indet e trurit të përfshirë në proceset normale të depresionit. Një tjetër studim që përfshin 7,534 pjesëmarrës zbuloi se plotësimi i vitaminës D zvogëlon emocionet negative, veçanërisht te njerëzit me çrregullime të mëdha depresive. /UBT News/