Ndonjëherë është vërtet demotivuese kur shikon që nuk po bën ndonjë ndryshim në trup përsa i përket humbjes së dhjamit ose fitimit të muskujve. Megjithatë duhet të filloni të kuptoni se ajo që shikoni në pasqyrë nuk janë shkalla për të matur përparimin në një afat të shkurtër.
Ndryshimi fizik kërkon kohë. Duhet ta filloni duke qenë më të vetëdijshëm përatë që jeni duke ngrënë. Në terma afatgjatë, një ndryshim i vogël në dietën tuaj do të përkthehet në mijëra përfitime shëndetësore.
Prandaj përqendrohuni tek fitoret e vogla dhe kujtojani vetës këtë çdo ditë. Të qenit i vetëdijshëm për përmirësimet më të vogla do t’ju ndihmojë të qëndroni të motivuar.
Ja disa nga shenjat që tregojnë se keni progres në dietën tuaj:
- Ushtroheni rregullisht
- Flini gjumë më mirë
- Je më produktiv
- Përgjithësisht ke një humor më të mirë
- Rrobat po të rrinë më mirë
- Po pi më shumë ujë
- I përgatit/i gatuan vetë vaktet tuaja
- Përfshin më shumë ushqime të shëndetshme në dietën tënde
- Shpenzon më shumë kohë duke ecur në këmbë
- Ke një rritje të vetëbesimit./neps.al