Qeskat e syve dhe rrudhat shpesh perceptohen si shenja të plakjes natyrale. Me kalimin e kohës, lëkura humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudha të mimikës dhe më pas ato më të thella.
Megjithatë, jo gjithmonë shenjat e plakjes lidhen me moshën. Faktorë tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës mund të ndikojnë dukshëm në shfaqjen e rrudhave. Midis tyre përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit, stresi kronik, dielli, ndotja dhe zakonet e përditshme.
Dielli
Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve UVA dhe UVB shkakton plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha. Përdorimi i kremit me faktor mbrojtës më të lartë se 30 është i domosdoshëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës, por edhe për një pamje më të re.
Ndotja mjedisore
Shkakton dëme të mëdha për lëkurën përmes radikaleve të lira. Studimet tregojnë se gratë që jetojnë në zona urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla se ato në zona rurale.
Mungesa e gjumit
I rëndësishëm për rigjenerimin e lëkurës. Pa gjumë të mjaftueshëm, pehashi i lëkurës prishet dhe aftësia e qelizave për të mbajtur lagështinë zvogëlohet. Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë çdo natë.
Stresi
Rrit nivelet e kortizolit, hormonit që zvogëlon aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë. Nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës, duke nxitur formimin e rrudhave.
Sheqeri
Konsumimi i tepërt ul nivelin e kolagjenit dhe elasticitetin e lëkurës, duke favorizuar shfaqjen e rrudhave.
Mimika
Lëkura e fytyrës kontraktohet gjatë leximit në kompjuter ose përdorimit të mimikës të shpeshtë. Shprehjet e përsëritura, përdorimi i pipës për pijet e gazuara dhe lëvizjet e përsëritura të gojës mund të nxisin rrudha në zonën e syve dhe përreth gojës.
Duhani
Një nga shkaqet më të fuqishme të plakjes së lëkurës. Nikotina ngushton enët e gjakut, duke bërë lëkurën më të brishtë e penguar furnizimin me ushqyes të rëndësishëm. Për të ruajtur një lëkurë më të shëndetshme dhe të lëmuar, ekspertët rekomandojnë mbrojtje nga dielli, një gjumë të rregullt, një dietë të balancuar dhe shmangien e duhanit dhe stresit kronik. /A.Z/UBT News/