UBT News

Shenjat e artritit

Deri më tani kemi lexuar se artriti është një sëmundje që prek vetëm të moshuarit.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ky pretendim nuk është i vërtetë.

Sipas tyre, artriti mund të sëmurë këdo në çdo moshë, ndonëse gjasat e prekjes nga kjo sëmundje janë më të larta në moshë të thyer.

Sidoqoftë 3 nga 5 pacientë që vuajnë nga sëmundja preken nga artriti në një moshë më të re se 65 vjeç.

Çfarë është Artriti?

Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve.

Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin.

Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve

Format më të përhapura të artriti janë: osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia.

Secila prej sëmundjeve në fjalë ka shenja dhe simptoma karakteristike por që në disa raste ndërthuren me njëra tjetrën.

Përveç simptomave të dukshme që prekin kyçet, këto sëmundje si artriti apo reumatizma manifestohen edhe me simptoma të tjera.

Lodhje

Të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje ndihen tepër të lodhur. Lodhja është simptomë kryesore e shumë sëmundjeve autoimunitare.

Ndjesia e të qenit sëmurë

Artriti reumatoid shkon përtej dhimbjes së kyçeve.

Njerëzit e prekur prej tij ndihen sikur janë të sëmurë nga diçka më e madhe sepse ndihen më të lodhur dhe në agoni.

Humbja e masës muskulare

Nëse vini re një rënie të masës muskulare ose forcës dhe qëndresës, duhet të konsultoheni me një mjek.

Rënia e masës muskulare zakonisht ndodh një vit pas shfaqjes së sëmundjes.

Depresioni

Studimet thonë se depresioni është nga dy deri në katër herë më i përhapur te pacientët me artritit reumatoid.

Kjo ndodhë sepse inflamacioni ndikon edhe sistemin nervor.

Irritim të syve dhe gojës

Ndonjëherë, sëmundja shfaqet edhe me irritim dhe përtharje të syve dhe të gojës.

Artriti reumatoid shkakton inflamacion edhe të gjëndrave të pështymës dhe lotit.

Dëmtim të nervave, lëkurës dhe organeve

Inflamacioni prek edhe enët e gjakut dhe shkakton edemë të lëkurës.

Kur inflamacioni ndikon tek nervat, gjymtyrët mpihen ose dobësohen.

Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, mushkërive apo sistemit tretës./AgroWeb.org

Exit mobile version