Aktorja australiano-amerikane Nicole Kidman dhe muzikanti Keith Urban po divorcohen pas 19 vitesh martesë.
Ata u panë për herë të fundit së bashku në publik në qershor të këtij viti, gjatë një ndeshjeje të Kupës së Botës për Klube të FIFA-s midis Los Angeles FC dhe Esperance Sportive de Tunis.
Ekspertët e gjuhës së trupit vënë re se që atëherë marrëdhënia e tyre nuk dukej si më parë. Louise Mahler nga Daily Mail tha se Nicole dukej e tensionuar dhe se Keith shpesh shikonte diku tjetër, ndërsa ajo e ndiqte me sy.
Scott Taylor shtoi se paraqitja e tyre e fundit ishte më e ftohtë se ato të mëparshmet, duke vërejtur mungesën e emocioneve të vërteta dhe ndryshimin në shprehjet e fytyrës.
Sipas një burimi për Page Six, Kidman kishte përpjekur ta shpëtonte martesën, por përpjekjet nuk patën sukses. Ata jetojnë të ndarë që nga fillimi i verës. /A.Z/UBT News/