UBT News

Shengeni Ballkanik, Rama takim online me Vuçiç e Zaev

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë sot një video-konferencë, në kuadër të Shengenit Ballkanik.

Pak ditë më parë, ishte presidenti Vuçiç, ai që lajmëroi se më 29 qershor përmes plaftormave online do të zhvillojë takim virtual me Ramën dhe Zaev.

Ndërkohë, Kosova deri më tani nuk e njeh Shengenin Ballkanik dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga takimet e zhvilluara më herët.

Shengeni Ballkanik është një nismë e përbashkët e presidentit Vuçiç dhe kryeministrave Rama e Zaev, e ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal./Euronews.al

Exit mobile version