Gjendra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe prodhon hormone të tiroides të cilat kanë një ndikim në zhvillimin fizik dhe mendor, zhvillimin e qelizave dhe metabolizmin. Sëmundjet ose çrrregullimet shëndetsore mund të ndikojnë funksionin e gjendrës tiroide duke shkaktuar një veprimtari hiperaktive ose të ulët të saj.
Ekuilibrat e gjendrës tiroide janë të rëndësishme për të parandaluar dëmet në shëndet ose procesin e plakjes. Këto ekuilibra mund të kthehen nëpërmjet konsumit të disa frutave dhe perimeve të cilat arrijnë të ruajnë shëndetin e gjendrës tiroide.
Boronicat
Boronicat janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në pakësimin e hipotiroidizmit ose veprimtarisë së ulët të tiroides. Studimet kanë treguar se boronicat janë të parat përsa i përket sasisë së antioksidantëve në krahasim me 40 fruta dhe perime të tjera. Boronicat përmbajnë shumë vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trupit dhe shmangies së sëmundjeve.
Qershitë
Qershitë janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina dhe i japin trupit një nivel të lartë mbrojtjeje ndaj sëmundjeve. Qershitë janë një frut i jashtëzakonshëm për ruajtjen e funksionit të tiroideve.
Domatet
Domatet janë një burim i jashtëzakonshëm i seleniumit. Ai mendohet të jetë i mirë për gjendjen tiroide duke rregulluar funksionin e saj dhe përmirësuar funksionet imunitare të organizmit. Seleniumi ndihmon në rregullimin e aktivitetit të hormonit të tiroides dhe neutralizon molekulat e paqëndrueshme në organizëm, thonë ekspertët.
Kungulli
Kungulli është një perime e pasur me antioksidantë. Të dhënat tregojnë se kungulli është shumë i mirë për gjendjen tiroide për shkak të nivelit të lartë të jodit që gjendet në të. Gjendra tiroide ka nevojë për jod që të funksionojë siç duhet. Nëse keni mungesë jodi, atëherë gjendra tiroide nuk ka fuqinë e duhur të prodhojë hormonin e tiroides.
Lakrat e Vogla të Brukselit
Këto lakra të vogla janë thjesht të mrekullueshme për sa i përket aftësive të tyre për të ndihmuar shëndetin e mirë të tiroides.
Bizelet
Zinku është i rëndësishëm për gjendrën tiroide dhe gjendet me bollëk tek bizelet. Pamjaftueshmëria e zinkut vihet re shpesh tek femrat që janë të prekura nga hipertioridizmi ose shtimi i prodhimit të hormoneve të tiroides. Kjo sepse hormone e tepërta në trup eleminojnë zinkun./AgroWeb