UBT News

Shëndeti i syve – 6 simptoma që nuk duhet t’i injoroni

Ju ka ndodhur ndonjëherë që sytë t’ju kruhen aq shumë sa ju duket sikur bebja e syve të shkëputet e të bjerë?

Kjo dhe shumë të tjera, janë simptoma të problemeve me sytë që nuk duhen injoruar.

Trajtimi i duhur i problemeve me sytë, ju ndihmon të shmangni komplikacione të rënda, thonë ekspertët e AgroWeb.

Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes nëse ka dhimbje të syve, probleme me shikimin, rrjedhje, ndjeshmëri ndaj dritës ose ndonjë simptomë tjetër e pazakontë.

Përpara se të shkoni tek mjeku, lexoni këtë udhërrëfyes të AgroWeb.org mbi simptomat e disa problemeve më të përhapura me sytë.

Simptomat:
Skuqje e syve, kruarje dhe lëngëzim

Këto janë simptoma të përhapura të alergjive ndaj polenit, qimeve të kafshëve dhe diçkaje tjetër në ambient që ka rol ngacmues për sytë.

Qëndroni larg burimit të alergjisë dhe merrni një medicament kundër alergjive për të ndaluar reagimin imunitar.

Lëngjet me pika kundër alergjive, qetësojnë inflamacionin dhe largojnë kruarjen.

Mos merrni solucione kundër skuqjes, sepse nuk trajtojnë problemin që në rrënjë.

Simptomat: 
Skuqje të syve, kruarje dhe rrjedhje të një lëngu të trashë nga sytë

Këto janë simptomat e një infeksioni në shtresën e jashtme të syrit. Mjeku mund të përcaktojë nëpërmjet analizave nëse infeksioni është viral apo bakterial.

Nëse infeksioni është viral, atëherë duhet të dini që ai është ngjitës.

Lotët artificial dhe kompresat e ftohta mund të lehtësojnë irritimin dhe enjtjen e syve.

Mjeku mund të përshkruajë solucione antibiotikësh me pika për të përshpejtuar shërimin.

Shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni dhimbje të syve, ndjeshmëri ndaj dritës, shikim të tjetërsuar dhe skuqje të tejskajshme.

Simptomat:
Gjendër që shkakton dhimbje në cep të syrit ose nën qepallë

Nëse në cep të syrit ju ka dalë një gjendër ose puçër, atëherë kjo ndodh si pasojë e një infeksioni të qerpikut.

Përdorni një kompresë të ngrohtë për të përshpejtuar rrjedhjen e lëngut të akumuluar.

Mjeku mund të rekomandojë një solucion antibiotik ose të kryejë injeksione kundër enjtjes.

Simptomat
Skuqje dhe përtharje drastike të syve

Përtharja e syve ndodh kur nuk prodhojnë mjaftueshëm lot, ose lotët avullojnë shpesh.

Kjo ndodh kur gjendrat e yndyrës në qepalla janë prekur nga inflamacioni, si pasojë e të vështruarit të një ekrani për një kohë të gjatë pa pulitur sytë.

Mjekët thonë se sytë duhen pulitur çdo katër sekonda, në të kundërt, yndyrnat nuk çlirohen dhe lotët avullojnë.

Nëse ju ka ndodhur që lotët dalin krejt papritur, kjo është një mënyrë e syrit për tu vetëshëruar.

Qëndroni larg ajrit të kondicionuar, shmangni vështrim të fiksuar dhe përdorni lotë artificial.

Acidet yndyrore Omega-3 duhen konsumuar më shumë se u bëjnë mirë syve.

Përtharja e syve nuk duhet injoruar sepse mund të shkaktojë edhe humbje të shikimit.

Simptomat:
Skuqje të syve, përtharje dhe irritim të zonës së qerpikëve

Këto simptoma vijnë si pasojë e bllokimit të gjendrave të yndyrës.

Përdorni kompresa të ngrohta për të lehtësuar qarkullimin e gjakut.

Përdorni edhe lotë artificialë për të lehtësuar irritimin dhe ndjesinë e djegies.

Simptomat

Skuqje të syve, shikim të mjegulluar dhe dhimbje të fortë në sy

Këto simptoma vijnë kur syri goditet nga diçka e fortë. Shkoni menjëherë në qendrën më të afërt mjekësore./AgroWeb.org

Exit mobile version