UBT News

Shëndeti i dobët dentar lidhet me migrenën dhe dhimbjet e trupit tek gratë

Nëse nuk i lani dhe pastroni rregullisht dhëmbët me fill dentar, mund të përfundoni me më shumë se sa një dhimbje dhëmbi.

Një studim i ri tregon se shëndeti i dobët oral lidhet ngushtë me migrenën, dhimbjet e trupit dhe stomakut te gratë, shkruan Health Day.

Pjesëmarrëset me shëndetin më të dobët të dhëmbëve kishin 60% më shumë gjasa të përjetonin dhimbje të moderuara deri të forta në trup dhe gati 50% më shumë gjasa të raportonin migrenë, sipas rezultateve.

Duke përdorur teknologji të avancuar gjenomike, studiuesit identifikuan gjithashtu katër mikrobe të veçanta orale të lidhura me disa lloje dhimbjesh. Ata thonë se këto gjetje sugjerojnë një marrëdhënie të mundshme midis mikrobiomës orale dhe sistemit nervor.

Autori kryesor i studimit tha se: “Gjetjet tona janë veçanërisht të rëndësishme për fibromialgjinë, e cila, megjithëse është një gjendje e zakonshme reumatologjike, shpesh nuk njihet mjaftueshëm.”

Megjithëse nevojiten më shumë studime, studiuesit thonë se kujdesi i mirë për shëndetin oral mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

Exit mobile version