Punonjësit e shpëtimit në Baltimore po kërkojnë për rreth 20 persona dhe automjete të shumta që besohet se kanë rënë në lumin Patapsco pasi ura kryesore në portin e qytetit u godit nga një anije e madhe, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve për CNN.
Baltimore po përballet me një “incident me viktima në masë”, me ekipet e reagimit që punojnë për të shpëtuar rreth 20 njerëz që mund të kenë rënë në lumë kur u shemb Ura e Francis Scott Key.
“Ne jemi në mes të menaxhimit të një me viktima masive këtu”, tha Kevin Cartwright, drejtor i komunikimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit Baltimore.
“Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se ka deri në 20 individë që mund të jenë në lumin Patapsco si dhe automjete të shumta”, tha ai për CNN.
Cartwright tha se ata po punojnë me Rojet Bregdetare të SHBA dhe një ekip zhytësish janë në lumë për operacione kërkimi dhe shpëtimi, me temperatura rreth portit rreth 30 °F (-1 °C).