UBT News

Shehu konfirmon koalicionin LDK-VV në Junik, zotohet për punë e përkushtim gjatë 4 viteve të ardhshme

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu është takuar me banorët e lagjes Bajram Curri dhe të lagjes Krasniqi në Junik, duke theksuar konfirmimin e përkrahjes pa rezervë për koalicionin LDK-VV në komunën e Junikut.

Tutje, Shehu ka konfirmuar përkrahjen e pa rezervë për koalicionin LDK-VV në komunën e Junikut.

“Të dashur junikas,Sot jemi takuar me banorët e lagjes Bajram Curri dhe të lagjes Krasniqi në Junik. Faleminderit të gjithëve për mikëpritjen e tyre dhe konfirmimin e përkrahjes pa rezervë për koalicionin LDK-VV në Komunën e Junikut. Kjo lagje, sikur të gjitha lagjet tjera që kanë dhënë aq shumë për Junikun, do të trajtohen me vëmendje të mjaftueshme gjatë mandatit tonë të parë qeverisës në Junik. Udhërrëfyesi ynë është programi ynë qeverisës. Ndërsa unë si kryetar i Junikut do të jem garantues pa kompromis për këtë fakt. Me përgjegjësi të plotë para Zotit, para ligjit dhe para secilit junikas, konfirmimin e përkrahjes pa rezervë për koalicionin LDK-VV në Komunën e Junikut. e meriton, e kërkon dhe më në fund do e ketë për 4 vitet që po vijnë”, shkroi ai në Facebook.

Exit mobile version