UBT News

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

SHEGËT DHE KANCERI I MUSHKËRIVE

Në një nga studimet, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ngadalëson rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë. Ai i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet, ky rezultat është lajm i mirë. Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Ky efekt është i lidhur me forcën antioksiduese që ka shega, e cila gjendet te ngjyra e kuqe dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.

Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit. Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen përfitimet është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.

SHEGËT LUFTOJNË PLAKJEN

Një substancë, që gjendet te shegët, përpunohet nga mikrobe të florës bakteriale dhe nga ky përpunim të prodhohet një molekulë që ndihmon muskujt të rigjenerojnë veten. Kjo molekulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftësinë e vetëshkatërrimit të mitokondrive difektoze në muskuj, duke evituar kështu humbjen e funksionit dhe masës së tyre.

KOMBINIMI IDEAL

Lëngu i shegës i kombinuar me 3 hurma arabie në ditë, ofron mbrojtje efektive kundër sëmundjeve të zemrës e hemorragjisë cerebrale. Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, që rezultojnë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

Exit mobile version