Sulmet e Moskës në infrastrukturën energjetike të Ukrainës përbëjnë “krime lufte”, sipas shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Von der Leyen i përshkroi sulmet si “akte të terrorit të pastër”, të cilat ajo tha se po “shënojnë një kapitull të ri në një luftë tashmë shumë mizore”.
“Sulmet që vënë në shënjestër infrastrukturën civile… këto janë akte terrori të pastër. Dhe, ne duhet ta quajmë atë si të tillë”, theksoi Von der Leyen.
Kremlini ka nisur një sulm të gjerë ndaj objekteve energjetike të Ukrainës ditët e fundit, duke i lënë qytetet e mëdha pa ujë dhe energji elektrike./UBTNews/