Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryediplomati për bllokun, Josep Borrell, janë rrugës për në kryeqytetin ukrainas Kiev, përcjell UBT News.
Von der Leyen postoi një foto në Twitter të saj duke ecur në një tren së bashku me kryeministrin sllovak Eduard Heger, i cili po i bashkohet udhëtimit.
Looking forward to Kyiv.@JosepBorrellF @eduardheger pic.twitter.com/YFAgGr5Tlc
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 8, 2022
Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, postoi gjithashtu një foto të tij dhe von der Leyen duke u nisur në udhëtimin e tyre.
Shefja e Komisionit Evropian do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë të premtes, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas, Sergei Nikiforov.
Vizita vjen pasi blloku miratoi pakon e pestë të sanksioneve kundër Rusisë të enjten në mbrëmje, duke vendosur një ndalim importi për qymyrin rus./UBTNews/