UBT News

Shefja e FMN-së: Lufta në Ukrainë do të ketë pasoja ‘shkatërruese’ për ekonominë e Rusisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur kritika mbi parashikimin se Rusia do të ketë rritje më të madhe ekonomike gjatë këtij viti sesa Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania, pavarësisht rritjes së presionit si pasojë e sanksioneve nga Perëndimi.

Por Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, tha për CNN se perspektiva ekonomike për Rusinë përtej vitit 2023 është “mjaft shkatërruese”.

“Nëse i merrni për bazë parashikimet tona për një periudhë afatmesme, nënkupton se ekonomia e Rusisë po tkurret me të paktën 7%”, tha Georgieva në një intervistë që u transmetua të mërkurën.

Gjatë muajit janar, FMN-ja parashikoi që ekonomia e Rusisë do të zgjerohet me 0.3% këtë vit dhe 2.1% vitin e ardhshëm. Ky parashikim është më optimist sesa parashikimet e fundit si nga Banka Botërore ashtu edhe nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Edhe vetë Banka Qendrore e Rusisë vlerësoi se produkti i brendshëm bruto mund të tkurret me 1% këtë vit./UBTNews/

Exit mobile version