Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, thotë se lajmet e publikuara sot në emër të saj nuk janë të vërteta.
Për më shumë ajo thotë se nuk ka as llogari në Instagram, platformë kjo ku në emër të saj u publikun 20 prioritetet e Qeverisë Kurti në krye të së cilave e para ishte rënditur marrëveshja me Serbinë.
“Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me fallsifikime kibernetike”, thotë në reagimin e saj Gërvalla.
“Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram”.
“Një medium serioz para se ta publikojë lajmin, interesohet për burimin. Kaq!”./UBTNEWS