Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib do të qëndrojë sot për një vizitë në Kosovë.
Ajo do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas të cilit do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media, thuhet në njoftimin e MPJD-së.