Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen mbështeti vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve “ekstremistë” izraelitë përgjegjës për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.
“Unë jam pro sanksionimit të atyre që janë përfshirë në sulmet në Bregun Perëndimor. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo dhunë nuk ka të bëjë fare me luftën kundër Hamasit dhe duhet të ndalet”, u tha presidentja e Komisionit Evropian ligjvënësve të BE-së./UBTNews/